Pacientët që vizitojnë të njëjtin doktor vazhdimisht, e kanë më të ulët rrezikun nga vdekja.
Kështu ka treguar një studim i kryer së fundi nga Universiteti Exeter në Britani të Madhe. Sipas këtyre studiuesve, shprehia e tillë mund të shpëtojë jetë, edhe pse vazhdimisht është nënvlerësuar, raporton BBC, përcjell KosovaPress.
Kujdesi i vazhdueshëm ka përfitime të shumta, thotë hulumtimi që ka kryer 22 studime në nëntë shtete, duke përfshirë Francën, Kanadanë, Korenë Jugore, Amerikën dhe Anglinë.
Vendet ku pacientët nuk ndërrojnë mjekun, kishin shkallë më të ulët të vdekjeve për periudhën e njëjtë, krahasuar me vendet ku doktori ndërrohej.
Artikuj të ngjashëm
-
Ata që nuk e ndërrojnë mjekun jetojnë më gjatë
-
Studim: Njerëzit që nuk vizitohen nga familjarët kanë më shumë gjasa të vdesin më herët
-
Ecja për 11 minuta çdo ditë mund të ulë rrezikun nga vdekja e hershme
-
Pesë minuta më shumë ushtrime dhe 30 minuta më pak ulur mund të ndihmojnë në jetëgjatësi
-
Numri i vdekjeve nga sëmundjet kronike ka rënë në nivel global, por jo në SHBA