Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studimi i ri: Të qenët mirënjohës ndihmon kundër sulmit në zemër

Studimi i ri që është bërë në Universitetin “Maynooth” të Irlandës, tregon se të qenit “mirënjohës” apo falënderues është një ndjenjë që ndihmon kundër sulmit në zemër, raporton “FemaleFirst”.

900 persona që morën pjesë në studim janë pyetur se a qëndron për ta fraza “kam kaq shumë gjëra në jetën time për të cilat ndihem mirënjohës” dhe gjithashtu janë pyetur se “sa i gjerë është rrethi i personave për të cilët ata ndihen mirënjohës”.

Rezultatet treguan se ata që shprehen më shumë mirënjohje patën më pak gjasa të përjetojnë sulm në zemër për 9 vitet e ardhshme.

“Studimi na tregoi se emocionet pozitive, si të qenit mirënjohës, janë ato që na sigurojnë shëndet të mirë sidomos në shëndetin e sistemit kardiovaskular”, ka thënë psikologu Brian Leavy, udhëheqës i studimit.

Megjithatë studimi zbuloi se personat që ishin më shumë mirënjohës kishin reduktim të rrezikut ndaj sulmit në zemër nëse situatat shqetësuese iu rrisnin ritmin e të rrahurave të zemrës.