Nëse shtoni dukshëm peshë para se të mbushni 30 vjet, e rrisni rrezikun për t’u sëmurë nga kanceri i prostatës, thuhet në një hulumtim, raporton “The Sun”.
Burrat që shtojnë nga 1 kg në vit nga moshat 17 deri 29 vjet, kanë 27 për qind më tepër mundësi që të vdesin nga sëmundja, thuhet në një hulumtim të bërë në Suedi.
Përkujdesja që të mos shtoni peshë në atë moshë është “çelësi” për të evituar sëmundjen vrasëse, thonë ekspertët.
Doktoresha Marisa da Silva, nga Universiteti Lund në Malmo, ka thënë: “Njohuria më e thellë për faktorët që shkaktojnë kancerin e prostatës është kyçe për të parandaluar atë. Të vetmit faktorë rreziku që janë të përcaktuar mirë, si rritja e moshës, historia familjare me këtë sëmundje dhe disa faktorë gjenetikë, nuk janë të modifikueshëm. Por, parandalimi i një rritje të dukshme të peshës te të rinjtë është kyç për parandalimin e kancerit të prostatës”.
Shtimi i peshës para moshës 30-vjeçare asociohet me zhvillimin e sëmundjes dhe vdekjes nga ajo.
Edhe
Mbipesha në moshë madhore rrit për pesë herë rrezikun për kancer
Hulumtuesit kanë sugjeruar se një hormon i quajtur IGF-1, i ngjashëm me insulinën, që është më i lartë te personat obezë, mund të jenë prapa këtij rreziku në rritje.
“Ky studim i ri tregon ndikimin e tmerrshëm që shtimi i peshës në një moshë të re mund të ketë te burrat më vonë gjatë jetës. Hulumtime si këto janë kyçe për të parandaluar fatalitetet”, ka thënë Katharine Jenner, nga Obesity Health Alliance. “Tash për tash, si të gjithë, edhe burrat e rinj po bombardohen vazhdimisht me reklama të ushqimeve të pashëndetshme. Qeveria duhet të bëjë kufizime”.
-
Alkooli lidhet me rritjen e numrit të vdekjeve nga kanceri te të rriturit nën 55 vjeç
-
Rastet e reja të obezitetit po rriten më shpejt te të rinjtë, paralajmërojnë ekspertët
-
Stili i jetesës, arma më e fortë kundër kancerit të gjirit
-
Rritet numri i rasteve të kancerit të lidhura me obezitet te të rinjtë