Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studim: Vaksinat anti-COVID efikase ndaj mutacioneve

Një studim i ri i kryer në Francë ka ofruar prova shtesë se vaksinat që janë aktualisht në përdorim kundër COVID-19 ofrojnë mbrojtje të fortë ndaj një mutacioni të koronavirusit që po përhapet shpejt përreth botës.

Varianti Delta është aktualisht duke u përhapur mes vendeve me numër të ulët të popullatës së vaksinuar.

Studiuesit nga Instituti francez Pasteur kanë bërë të ditur se gjatë analizave laboratorike me mostrat e gjakut të disa dhjetëra personave që kanë marrë dozat e para të vaksinave “Pfizer” apo “AstraZeneca” është evidentuar se shumë rrallë kanë ndodhur prekjet nga varianti Delta.

Ata kanë specifikuar se disa javë pas administrimit të dozave të dyta, pothuajse të gjithë marrësit e studiuar kanë gjeneruar mbrojtje mjaftueshëm të fortë për ta neutralizuar variantin. Porse shkalla e mbrojtjes ka rezultuar pak më e ulët sesa karshi formës fillestare të virusit.