Vetëm një dekadë më parë Emma Smart dhe bashkëshorti i saj, Andy, vendosën të mos kishin fëmijë. Atë kohë, miqtë dhe familja nuk i kuptonin.
“Kur ju pyesin pse dhe ju thua për shkaqe mjedisore, ishte absolutisht e padëgjuar”, tha ajo.
Por, çfarë atëherë dukej si vendim i çuditshëm një dekadë më parë, me ngritjen e vetëdijes për gjendjen e biosferës sonë, po bëhet gjithnjë më i zakonshëm. Një studim ka gjetur se shumë persona tani po i bazojnë vendimet e tyre për të mos pasur fëmijë mbi frikën për prishje të klimës.
Studimi nga akademikë të Kolegjit të Londrës besohet të jetë i pari që ka shikuar në mënyrën se si shqetësimet e lidhura me klimën mund të ndikojnë në vendimmarrjen për riprodhim.
Analiza e tyre gjeti se shqetësimet më të fuqishme për prishjen e klimës ishin të lidhura me dëshirën për më pak fëmijë apo asnjë, shkroi Guardian.
Smart tha se për të ishin dy arsye, një përgjegjësia morale për ta sjellë një fëmijë në botë ku potencialisht mund të mos ketë një të ardhme të këndshme, dhe ajo se çfarë lloj emetimesh fshihen prapa lindjes së një fëmije.
Pasiguria për të ardhmen dhe shqetësimet për ndikimin ekologjik të rritjes së popullsisë ishin faktorë kyçë po ashtu të identifikuar në studim, sipas Hope Dillarstone, autore kryesore e studimit.
Edhe
Paragjykimet ndaj grave që nuk duan të lindin fëmijë
Por shqetësimet ndryshonin në pjesë të ndryshme të botës, tha Dillarstone. “Kishte shqetësim që doli vetëm në Zambia dhe Etiopi, që ishte për aftësinë e një familje për të mbijetuar”.
Studimi gjeti po ashtu se njerëzit zgjedhin të mos kenë fëmijët për shkaqe politike.
Dillarstone tha se shpresonte se studimi do të ndihmojë në formimin e politikave publike duke treguar se si njerëzit bëjnë zgjedhjen e riprodhimit duke pasur njohuri për krizën klimatike. Por, shtoi se arsyet që kanë dhënë njerëzit në studim janë shumë komplekse dhe nuk mund të përgjithësohen.