Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Studim: Injektimi i dhjamit në kokë mund të ndalojë rënien e flokëve

Sipas një studimi të ri që është bërë së fundmi injektimi i dhjamit nën lëkurën e kokës mund të ndalojë rënien e flokëve, raporton FemaleFirst.

Kjo teknikë mund të u ndihmojë shumë personave që kanë probleme me alopeci apo rënien e flokëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekspertët nga Universiteti i mjekësisë në Iran morën qeliza dhjamore nga stomaku dhe këmbët e 20 personave me procedurën që njihet si “liposuction” (tërheqje e dhjamit nga trupi me anë të me anë të një pajisjeje mjekësore që thith dhjamin dhe e nxjerrë atë nga trupi). Pasi morën këto qeliza mjekët i injektuan ato nën lëkurën e kokës së pacientëve që kishin probleme me rënie të flokëve.

Për rezultate mjekët kanë thënë se ishin shumë të mira, pasi që procedura nuk kishte pothuajse asnjë efekt anësor serioz, përveç nxirjes së lëkurës. Këtë të fundit e konsideruan si normale për shkak të procedurës që bëhet me gjilpërë.

“Qelizat rigjeneruese mund të sekretojnë faktorë të ndryshëm të rritjes dhe të nxisin rikthimin e flokëve. Kjo procedurë mund të konsiderohet një metodë e re dhe potencialisht efektive për trajtimin e rënies së flokëve dhe alopecinë”, ka thënë autorja e studimit dr. Azadeah Goodarzi.