Studentet e Departamentit të Psikologjisë të Universitetit të Prishtinës: Dea Rexhepi, Tuena Govori, Eurisa Rexhepi dhe Vlora Shabani, lansuan aplikacionin e emëruar “Shnet”.
Aplikacioni në fjalë është i pari i tillë në gjuhen shqipe, që ka të bëjë me edukatën seksuale dhe shëndetit reproduktiv. Realizimi i këtij aplikacioni është mbështetur nga Inovation Lab Kosovo, Unicef dhe PEN.
Dea Rexhepi, njëra nder themelueset e aplikacionit, konsideron që të rinjtë në Kosovë nuk janë edhe aq të informuar rreth seksit, pasi që edukata seksuale është diçka kritike dhe në masë të madhe e lënë pas dore në tek ne, dhe për këtë, ky aplikacion synim ka pikërisht moshat e reja.
Aplikacioni “Shnet” ka pesë rubrika, me anë të së cilave përdoruesit e tij mund të informohen për tema të ndryshme në lidhje me edukatën seksuale dhe riprodhimin, të tilla si: aborti, sëmundjet seksuale dhe mbrojtja prej tyre, organet riprodhuese tek të dyja gjinitë, e të tjera. “Let’s talk sex” është njëra ndër rubrikat më atraktive ku përdoruesit do të mund të këshillohen nga “Shnet”, thuhet në njoftimin e UP-së. Mjafton të dërgojnë pyetje të ndryshme rreth edukatës seksuale dhe “Shnet” do u jap përgjigjen.
Aplikacioni në fjalë është i disponueshëm në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. Te gjithë të interesuarit, që janë përdorues të sistemit Android, nga 28 marsi mund ta kenë “Shnet”-in në telefonat e tyre.
{gallery}
-
UNICEF me aplikacionin “Shnet” synon edukimin seksual të të rinjve në Kosovë
-
Mësimdhënësit dhe nxënësit refuzojnë lëndën e Edukimit Seksual
-
Edukimi seksual vlerësohet i domosdoshëm për shëndetin emocional e fizik të nxënësve
-
10.4% e studentëve të ngacmuar seksualisht nga profesorët në UP, hulumtimi mbahet “sekret”
-
Informimi rreth dënimeve për dhunën seksuale