Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Skanimi i ri që mund të zbulojë për 10 minuta “vrasësin e heshtur”

Miliona persona në mbarë botën mund të kurohen nga shtypja e lartë e gjakut falë një skanimi të ri revolucionar, shkruan “The Sun”.

Skaneri i ri zbulon brenda pak minutave nyjat që shkaktojnë hipertension e që gjenden në gjëndrat e miliona njerëzve me këtë sëmundje.

Një e treta e britanikëve kanë sëmundjen që u rrezikon jetën, pasi mund të çojë në sulme në zemër, dështim të veshkave apo demencë.

Dhe një numër i caktuar i tyre e ka hipertensionin vetëm për shkak të nyjave në gjëndrat mbiveshkore të cilat prodhojnë sasi të tepërt të hormonit “aldosteron”.

Hormoni bën që trupi të mbajë kripën e cila nxit presionin e gjakut.

Pacientët që kanë sasi të madhe të aldosteronit në trupin e tyre mund ta heqin në mënyrë të sigurtë një gjëndër mbiveshkore.

Edhe 5 hapa për ta mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut Lifestyle 5 hapa për ta mbajtur nën kontroll tensionin e lartë të gjakut

Ekspertët në Britani të Madhe shpresojnë se skaneri i ri mund të ndihmojë të diagnostikohet dhe të shërohen më shumë njerëz nga kjo sëmundje e rrezikshme.

“Këto nyje janë shumë të vogla dhe lehtësisht anashkalohen në një skanim të rregullt CT. Kur ato shkëlqejnë për disa minuta pas injektimit tonë, zbulohen si shkaku i dukshëm i hipertensionit, e kjo shpesh mund të kurohet”, ka thënë profesori Morris Brown nga Universiteti Queen Mary në Londër.

Hulumtimi i këtij skanimi u botua në revistën “Nature Medicine”.