Një studim i ri sugjeron që në të ardhmen e afërt, skanimet e trurit dhe kompjuterit mund të identifikojnë njerëzit që mendojnë për vetëvrasje.
Njerëzit që mendojnë për vetëvrasje kanë veprimtari specifike të trurit që tani mund të maten me ndihmën e një kompjuteri, thuhet në një studim të ri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Ka një ndryshim të vërtetë në atë se si njerëzit vetëvrasës mendojnë rreth koncepteve të caktuara", tha Marcel Just nga Universiteti Carnegie Mellon.
Ky ndryshim i mundësoi kompjuterit të dallonte njerëzit që mendonin për vetëvrasje. Përveç kësaj, programi mundi të dallojë mes njerëzve që u përpoqën të vetëvriten nga ata që vetëm kishin menduar për vetëvrasje.
Por studimi është publikuar mbi bazën e rezultateve me 34 të rinj dhe këto rezultate duhet përsëritur në një numër më të madh të subjekteve.
Është sugjeruar gjithashtu që skanimet e trurit mund të parandalojnë vetëvrasjet e reja, transmeton KP.
"Ne jemi shumë keq në njohjen e njerëzve që rrezikojnë dhe të cilët mund të përpiqen të vrasin", tha autorja e studimit, Lisa Pan.