Shkencëtarët nga Universiteti i Michiganit kanë publikuar një punim intrigues në “Proceedings of the National Academy of Sciences” (PNAS). Në studim, shkencëtarët detajojnë se si zbuluan një valë të panjohur dhe misterioze të aktivitetit të trurit në trurin e njerëzve që po vdisnin.
Studimi zbulon më shumë informacion se si truri i njeriut reagon në rrethana tragjike.
Ata regjistruan aktivitetin misterioz të trurit kur katër pacientë u tërhoqën nga pajisjet që iu ndihmonin të qëndronin gjallë. Ata e regjistruan aktivitetin në dy nga katër pacientët dhe kjo mund t'i ndihmojë shkencëtarët të kuptojnë më mirë paralelet midis një truri njerëzor që po vdes dhe trurit të kafshëve si minjtë, të cilat janë studiuar më parë, shkroi bgr.
Besohet se aktivitetet e trurit që dolën nga regjistrimi ndërsa truri vdes mund të jetë ajo që shpesh i referohemi si “eksperienca afër-vdekjes”. Ky studim i ri mund të jetë një hap i duhur për të kuptuar si reagon truri në momentet e fundit të vdekjes.
-
Ushtrimet fizike nuk forcojnë vetëm muskujt, ato ndryshojnë edhe trurin
-
Shkencëtarët zbulojnë pse njerëzit nuk mund të përqendrohen pas një nate pa gjumë
-
Incizimi i parë ndonjëherë i trurit të një njeriu që po vdiste, zbulon se çfarë ndodh pak para vdekjes
-
Zbulim i madh që mund të çojë në trajtimin e duhur të dhimbjes kronike
-
Mendja e njeriut nuk duhet të jetë zgjuar pas mesnatës, paralajmërojnë shkencëtarët