Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si t’i shfrytëzoni kondicionerët për t’i ikur zhegut

Në kohën kur bota po përballet me temperatura rekorde, njerëzit po shikojnë në internet për të gjetur mënyra për t’i shfrytëzuar sa më mirë kondicionerët e ajrit. Megjithatë, jo të gjitha metodat janë zgjidhje e mençur për sistemin e ftohjes.

“BusinessInsider” ka përpiluar një listë se si të shfrytëzoni më mirë kondicionerët për t’i ikur vapës:

Hije përmbi kondicioner

Fotografi e video të vendosjes në hije të pajisjes së jashtme të kondicionerit kanë shpërthyer së fundmi, pasi që njerëzit po përpiqen ta mbajnë sa më ftoftë sistemin e ftohjes, në mënyrë që të funksionojë pa telashe. Një uebfaqe e ekspertëve në Facebook raportoi se “ka dallim të dukshëm në ftohje dhe shpenzime, kur pajisja gjendet në temperaturë më të ulët”.

Mbyllja e dyerve në dhoma bosh

Edhe Evropa gjithnjë e më e nxehtë, por gjermanët po refuzojnë kondicionerin – pse? Botë Evropa gjithnjë e më e nxehtë, por gjermanët po refuzojnë kondicionerin – pse?

Njerëzit besojnë që mbyllja e plotë e dhomave bosh do t’u kursejë para nëpërmjet operimit të kondicionerit. Megjithatë, kjo sipas ekspertëve nuk është e vërtetë. “Problemet më të zakonshme të kondicionerëve ndodhin kur dhomat janë të mbyllura tërësisht dhe qarkullimi i ajrit në shtëpi pengohet”, ka thënë Departamenti Amerikan i Energjisë, në një raport për kursime të energjisë.

Mos e ulni temperaturën deri në fund

Menaxheri i “New York Mechanical & Cooling”, Anthony Arnica, ka rekomanduar që termostati të ndalet në “temperaturë normale” në vend të uljes së temperaturës deri në fund. Sipas tij, temperatura e rekomanduar është 24 gradë celsius.

Ndërrimi i filterëve

Pavarësisht ku gjendet pajisja, në dritare, mur apo tavan, duhet t’i ndërroni filterët, sipas Arnicas. Ai ka rekomanduar pastrimin e pajisjeve të vendosura në mur çdo muaj, dhe njësinë qendrore çdo tre muaj. Filteri i ndotur shkakton pengesa në punë, shpenzon më shumë energji e edhe rrymë.

Edhe Evropa nën temperatura ekstreme, vetëm 20% e shtëpive kanë kondicioner Botë Evropa nën temperatura ekstreme, vetëm 20% e shtëpive kanë kondicioner

Organizoni mirëmbajtjen

“Të gjithë ju thërrasin kur të prishet pajisja”, ka thënë Arnica që ka rekomanduar të organizohet një lloj mirëmbajtje sezonale varësisht nga sistemi. “Organizimi i mirëmbajtjes së rregullt parandaluese është mënyra më e mirë për të siguruar funksionimin më të mirë të kondicionerit”, ka thënë eksperti i produkteve të kondicionerëve, Mark Woodruff.