Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të vishemi këtë verë

Korriku erdhi me diell dhe pasi pritet që temperaturat të rriten ndjeshëm, vajzat kanë nisur të mendojnë për eksperimente me rroba për stinën e verës.

Express i KTV-së ka zgjedhur veshjet e javës, kombinime të realizuara nga blogeret shqiptare të modës.

Blogerja nga Shqipëria, Anxhi Xhuli, na ka tërhequr vëmendjen me zgjedhjen që ka bërë. Ajo ka zgjedhur një palë pantallona të bardha me vija të zeza dhe me bel të lartë. Siç është tendenca më e fundit e vajzave që ndjekin modën, Anxhi e ka lidhur nga brenda bluzën ngjyrë lejla të çelët. Në bel ka vendosur çantën e zezë Gucci, edhe kjo, trend i këtij viti, ndërsa në kokë Anxhi ka vendosur një kapelë, kësaj radhe ngjyrë rozë të lehtë.

Rina Bërdynaj është shfaqur sërish me shumë stil. Në veshjen e ditës së sotme, ajo ka zgjedhur të duket si një zonjë e viteve ‘50. Rina ka veshur një fund të gjatë ngjyrë bezhë, tendencë e këtij sezoni. Duke qenë një fund me bel të lartë, Rina e ka kombinuar më një bluzë të bardhë me krahë të shkurtër. Bloggerja në fund ka shtuar edhe një aksesor elegant, shallin që i shton stil veshjes.

Një veshje tjetër me shumë shije, është kombinimi që ka realizuar blogerja e modës, Esa Qokaj. Fashionistja ka zgjedhur një fund xhins të gjatë deri poshtë gjurit, me një të çarë të theksuar përpara. Esa ka veshur një kanotiere të shkurtër portokalli dhe në dorë mban një çantë të bardhë. Fashionistja ka preferuar të jetë komode, duke veshur një palë atlete të bardha teksa qëndron si një modele.

Edhe Vala e të nxehtit troket edhe në Kosovë Arbëri 1 muaj më parë Vala e të nxehtit troket edhe në Kosovë

Nga një stiliste nuk presim më pak. Rezarta Skifteri përveç shijeve të saj të padiskutueshme në modë, ajo ka edhe një trup që edhe modelet e kanë zili. Stolistja e njohur Rezarta Skifteri, ka publikuar një foto nga sheshi “Skënderbej” dhe duket shumë bukur. Stilistja ka zgjedhur të veshë një palë pantallona xhins të grisur, me një rrip të zi. Rezarta ka veshur një kanotiere të shkurtër dhe na tregon më së miri muskujt e barkut. Stilistja, edhe pse e veshur paksa sportive, ka preferuar një palë sandale elegante me një rrip të hollë.

Të vishesh me stil si Lori Hoxha. Shumica e vajzave e kanë ëndërr të kenë të paktën gjysmën e rrobave të saj. Lori ka veshje sportive, por duket bukur si gjithmonë. Fashionistja ka veshur një palë tuta me bel të lartë, ngjyrë bojëqielli të hapur. Fashionistja ka veshur edhe atletet e bardha të cilat janë shumë në modë. Atletet e gjyshit preferohen shumë nga vajzat e njohura, që ndjekin modën.