Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të veproni nëse ju ngec hala e peshkut në fyt

Ngrënia e peshkut shoqërohet shpesh me rrezikun e bllokimit të rrugëve të frymëmarrjes nga ndonjë halë tinëzare.

Halat shkaktojnë dhimbje, vështirësi në frymëmarrje e shpesh edhe panik.

Ekspertët thonë se momenti i ngecjes së një hale në fyt duhet përballuar me qetësi e më pas, zgjidhjen mund ta gjeni në shtëpi sipas këshillave të mëposhtme.

Çfarë duhet të bëni?

Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni është të përpiqeni të kolliteni fort.

Edhe Çka duhet të bëni nëse gjeni një rriqër në trupin tuaj? Lifestyle Çka duhet të bëni nëse gjeni një rriqër në trupin tuaj?

Lëvizjet e fytit mund të nxisin nxjerrjen e halës pa shkaktuar dëme.

Por nëse kolla nuk funksionon atëherë mund të provoni të pini ujë me kripë.

Lëngu i kriposur do të marrë me vete halën e ngecur.

Buka me gjalpë kikiriku është një mënyrë shumë e mirë për të eliminuar këtë problem.

Hala do të ngjitet me gjalpin e kikirikut dhe do të zbresë në stomak.

Një mënyrë tjetër është që të hani një grusht me arrorë, përtypja e të cilëve vë në lëvizje pjesën e fytit dhe shkëput halën e ngecur në fyt.

Edhe Mos e fshini fytyrën me peshqir. Ja pse Lifestyle Mos e fshini fytyrën me peshqir. Ja pse

Disa gllënjka të vajit të ullirit e bën pjesën e fytit më të rrëshqitshme duke lehtësuar lëvizjen e halës drejt stomakut.

Për më tepër, vaji i ullirit do të qetësojë irritim e shkaktuar nga hala.

Ekspertët thonë se një lugë me pilaf e papërtypur merr me vete halën e bllokuar dhe lehtëson frymëmarrjen.

Përveç pilafit, ju mund të mbani një copë bananeje në gotë për rreth 2 minuta dhe më pas ta gëlltisni pa e përtypur.

Në fund pini një gotë ujë.

Edhe Kurat natyrale për kollin dhe frymëmarrjen Lifestyle Kurat natyrale për kollin dhe frymëmarrjen

Këshillohet që të mos përpiqeni ta hiqni halën nga fyti me gishta.

Një gjë e tillë mund të shkaktojë probleme dhe gjakderdhje të brendshme./agroweb