Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të veproni kur keni gjakderdhje nga hundët

Hemorragjia e hundës shkaktohet nga shumë faktorë si: dhimbja e kokës, zhurmat në vesh, infarkti i venave të portës së mëlçisë së zezë, etj.

Kjo në shumicën e rasteve ndodh tek të rinjtë, sidomos nga goditjet, rrëzimet, mërzitjet, pijet alkoolike si dhe nga trupat që kanë shumë gjak.

Vendosni akull në hundë. Mund të hidhni edhe lëvozhga veze të kavardisura dhe të bëra pluhur, që ndihmon dukshëm në ndalimin e hemorragjisë së hundës.

Shtrydhni dy limona. Lëngut i hidhni 1 lugë të vogël me kafe dhe e pini.

Për ndalimin e gjakut në hundë këshillohet pambuk i lagur me uthull, apo lëng limoni duke e vënë në vrimën e hundës që rrjedh gjak. Njëkohësisht porositet i sëmuri të përtypet sikur po ha ushqim.

Edhe Bllokimi i hundëve – disa trajtime natyrale për lehtësim të menjëhershëm Lifestyle Bllokimi i hundëve – disa trajtime natyrale për lehtësim të menjëhershëm

Merrni një fije letër cigareje dhe e palosni në katër pjesë. Këtë ia vini nën buzën e sipërme. Disa të tjerë vendosin në vrimën e hundës, në mukozën e hundës që rrjedh gjak, edhe dyll blete të zbutur (të ngrohtë).

Kur të keni gjakderdhje të herëpashershme nga hundët, merret 1/3 e lugës së kafes në pluhur të bimës së Bishtkalit. 2 herë në ditë para drekës dhe para darkës. Ky mjekim vlen më shumë për njerëz me imunitet të dobët./mapo