Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të veproni kur fëmija juaj urinon natën

Foto: Ilustrim

Çdo fëmijë normal pas tre vitesh nuk urinon as natën as ditën. Nga kjo sëmundje, që quhet ‘Enureza Nokturne’ preket më shumë djemtë.

Shkaqet e urinimit jashtë vullnetit janë të shumta. Anomalitë e lindura në rrugët urinare, anomalitë në shtyllën kurrizore apo në diabetin e fëmijëve të vegjël. Një arsye tjetër është gjumi i thellë i fëmijëve.

Shkaku kryesor në shumicën e rasteve duhet kërkuar tek çrregullimet neuropsiqike. Megjithatë është vështirë të zbulohen shkaqet konkrete. Fëmijës mbas orës 16:00 nuk i jepet asnjë lëng për të pirë.

Këshillohen ushqime me pak kripë sepse kripa pakëson urinën. Fëmija duhet të zgjohet natën që të urinojë me vullnetin e tij. Shtrati nuk duhet të jetë i butë dhe i ngrohtë. Fëmija nuk duhet të dënohet pasi i shtohet më shumë frika dhe paniku.

Një lugë kafeje me fara majdanozi e hidhni në një gjysmë litri ujë dhe zieni për 20 min. Lëngu kullohet dhe pihet në vend të ujit gjatë ditës deri në shërim.

Edhe Çfarë duhet të bëni nëse papritur nuk mund të urinoni Lifestyle Çfarë duhet të bëni nëse papritur nuk mund të urinoni

Merrni 90 gjethe gështenje të butë. I zieni në 600 ml ujë derisa të mbeten 2 gota çaj i përftuar nga ky lëng. Pihet i ngrohtë nga një filxhan kafeje 2 herë në ditë. Përgatitja bëhet 2 ditë radhazi.

Gjethet dhe majat e lulëzuara të bimës rodhëza shtypen në një pjatë porcelani derisa të bëhet pluhur i imët. Nga kjo merret 1 lugë kafeje çdo darkë para gjumit, për një muaj rresht./mapo