Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si të rrisni vetë boronica në shtëpi

Boronica është një frut i madhërishëm që rritet kryesisht në vendet me klimë të freskët, siç është Shqipëria.

Boronicat janë një frut që gjenden me vështirësi dhe janë përgjithësisht të shtrenjta, sidomos kur janë të freskëta. Boronicat e freskëta janë një nga frutat më të mira të shportës shqiptare të frutave e megjithatë ato rrallë rriten në kopshte apo hapësira private qytetase.

Nëse në zonën ku jetoni rritet lehtësisht lulja e azaleas, atëherë është e sigurt që edhe boronica do të rritet sepse të dyja i përkasin të njëjtës familje botanike, asaj të Ericaceae.

Me klimën që ka Shqipëria, boronicat e kultivuara rriten lehtësisht. Nga kërkimet e AgroWeb.org rezulton se boronicat tashmë po kultivohen gjerësisht edhe nga fermerët në Shqipëri dhe Kosovë, pasi kërkesat e tregut janë të mëdha dhe nuk mbulohen dot vetëm nga mbledhja e boronicave të egra.

Pothuajse të gjitha fidanishtet apo pikat e tregtimit të luleve me shumicë në Shqipëri dhe Kosovë kanë fidanë të boronicave të cilat mund të përdoren për të realizuar mbjelljen e dëshiruar.

Bima e boronicës çel lule shumë të bukura dhe gjethe me ngjyrë të çelët. Vetë bima mund të përdoret edhe për dekorim të kopshteve tuaja apo tarracave të ndërtesave ku banoni.

Të gjitha bimët rriten deri në më pak se dy metra, gjë që i bën ato ideale sidomos për hapësirat e vogla.

Ku dhe si të mbillni bimën e boronicës?

Boronicat kanë nevojë për një tokë ranore, të kulluar, me aciditet dhe të pasur me lëndë organike. Bima e boronicës është një shkurre me rrënjë të cekëta që kanë nevojë për lagështi të vazhdueshme, por në të njëjtën kohë për një sistem kullimi të mirë.

Uji i shiut është ideal për ujitjen e kësaj bime, ndaj sigurohuni që boronicën ta mbillni në vazo të vendosura në ballkon ose jashtë në kopsht dhe të ekspozuara mirë.

Bima e boronicës ka nevojë të jashtëzakonshme të mbahet jashtë shtëpisë, sepse ajo e adhuron motin e ftohtë.

Boronica rritet shpejt nën ekspozimin e dritës së diellit gjatë gjithë vitit, por mund të rritet edhe në zona me hije të pjesshme.

Artikuj të ngjashëm