Mjeti më i rëndësishëm në kuzhinën e çdo kuzhinieri është një thikë e mprehtë. E kjo sepse është e rëndësishme t’i mbani thikat të mprehta për prerjen e ushqimit me lehtësi dhe siguri. Kur bëhet fjalë për mprehjen e thikave, një mprehës prej çeliku ose elektrike është ideale.
Ja një mënyrë e thjeshtë të përdorni të filxhanit të kafesë për këtë qëllim.
Merrni një filxhan kafeje dhe ndiqni hapat
Çelësi është të përdorni pjesën e poshtme të një filxhani, e cila është pa lustër. Sipërfaqja e qeramikës e palustuar, funksionon si një mprehëse efikase. Ju duhet të tërhiqni tehun prerës të thikës përgjatë sipërfaqes së poshtme të një filxhani, në një kënd prej 15-20 gradë, në drejtim të majës së thikës. Ushtroni lehtë presion dhe jini sa më konsistent përgjatë rrëshqitjes së gjatësisë së tehut. Kjo duhet bërë në të dy anët e tehut.
Ky truk nuk është ideali nëse dëshironi një rezultat të mirë, por vlen në rastet kur thikat janë në gjendje të keqe. /AgroWeb.org