Migrena është një dhimbje koke shumë e fortë, dhe aj prek zakonisht më shumë gratë se sa burrat.
Shifrat tregojnë se deri në 75 për qind e njerëzve me migrenë janë gra, dhe një nga arsyet janë ndryshimet hormonale që ndodhin për shkak të mujorit, shtatzënisë dhe menopauzës. Kjo dhimbje e fortë ende është duke u deklaruar si një "sulm" dhe shpesh përshkruhet si një dhimbje pulsuese në një pjesë të kokës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSimptomat ndryshojnë nga një person në tjetrin, por shumë prej tyre me fillimin e migrenës ndjehen të trullosur, të përzier, bëhen shumë të ndjeshëm ndaj dritës, tingujve të zhurmshëm, erërave dhe nganjëherë prekjes.
Nëse ndiqni këto udhëzime ju mund ta mposhtni migrenën:
Kujdesuni në ushqime - është e rëndësishme të konsumoni shëndetshëm
Sigurohuni që të jeni të hidratuar gjatë ditës
Kujdesuni për cilësinë e ajrit në dhomë
Ulni rrezikun nga stresi
Kur keni dhimbje koke ose migrenë, provoni të flijoni
Mundohuni të ushtroni pak për të rritur rrjedhën e gjakut
Në mënyrë që të mos vijë deri te dhimbjet e mëdha, qysh në simptomat e para të dhimbjes mund të provoni me një ilaç kundër dhimbjeve që do të largojë dhimbje koke me intensitet të butë e të moderuar, por gjithmonë mund të konsultoheni me mjekun tuaj.