A e gjeni veten automatikisht duke kërkuar ta hani një biskotë apo një qese çipsa, pa e vërejtur fare? Nëse po, atëherë jeni ngrënës i pavetëdijshëm.
Të hash grimca të lehta ushqimesh janë pjesë normale e jetës, por nëse i hani ato pavetëdije atëherë mund të kesh tendenca për ta tepruarm transmeton Koha.
Të jesh i vetëdijshëm rreth produkteve që i konsumon do të thotë të kesh kontroll më të mirë rreth sasisë së ushqimit që e han në ditë, gjë që ndihmon të jesh i shëndetshëm, sidomos nëse po provon të bësh zgjedhje pozitive në ushqim.
Ekspertja e dietave, Megan Alsford, së fundmi e ka ndarë strategjinë e saj për praktikimin e ngrënies me mend, në mënyrë që të mund t’i kontrolloni porcionet tuaja dhe ta ruani shprehinë e ushqyerjes së shëndetshme.
Jepini vëmendje ushqimit tuaj
“Zgjidhja këtu është shumë e thjeshtë. Kur je duke ngrënë ushqim, duhet të jesh i vëmendshëm,” shpjegon Asford. “Konsiderojeni këtë, sikur që ngasja e veturës kur nuk je i koncentruar mund të shkaktojë aksident në rrugë, edhe ngrënia e ushqimit në këtë gjendje mund të qojë deri te ngrënia e tepruar pavetëdije. Trupi dhe mendja juaj shumë lehtë mund të humbasin gjurmë rreth sasisë së ushqimit që e ke konsumuar derisa ke qenë i habitur, prandaj iu preferoj ta ndalni TV-në, largojeni telefonin nga dora dhe koncentrohuni në vaktin tuaj.”
Planifikoni të leni pak ushqim në pjatë
A ndjeni ndonjëherë sikur ju duhet ta përfundoni tërë pjatën me ushqim? Presioni për ta ngrënë tërë porcionin e ushqimit mund të qoje deri të ngrënia e tepruar, prandaj mos keni frikë të leni pak ushqim në pjatë.
“Pas secilës kafshatë, mendoni si po ju bënë të ndiheni ushqimi juaj, mendoni nëse po ndiheni të ngopur apo keni nevojë për më shumë,” ka deklaruar Asford.
Mashtrojeni mendjen
Provoni të hani vaktin tuaj të radhës në një pjatë më të vogël.
“Zvogëlimi i sasisë së darkës suaj mund të bëjë që porcionet e balancuara të ushqimit të duken më të përshtatshme. Kështu, ju konsumoni më pak kalori pa u ndier të privuar nga ushqimi,” shpjegoi tutje Asford.
Bëni ndryshime
Derisa po i bëni loja mendjes suaj, ekspertja e dietave, Megan Asford, ju sugjeron t’i bëni disa ndryshime.
“Herën tjetër që ndiheni shumë të uritur, provoni të hani me dorën e majtë. Ngadalësimi i ushqyerjes mund t’iu ndihmojë të merrni vendime më të vetëdijshme rreth ngrënies së vaktit tuaj,” ka përfunduar ajo.