Mbi 700 njerëz vdesin nga i nxehti ekstrem çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – dhe me një valë nxehtësie rekorde që po përshkon vendin, të qëndrosh i sigurt nga temperaturat në ngritje është më e rëndësishme se kurrë.
“Shpesh e quajmë të nxehtin si vrasësi i heshtur. Nga të gjitha llojet e motit ekstrem, njerëzit vdesin nga i nxehti ekstrem më së shumti. Zakonisht vret më shumë njerëz në vit se sa uraganet apo thatësirat”, ka thënë ekspertja e klimës Kristina Dahl.
Për të qenë të sigurt është mirë të dini se nuk bëni pjesë në grupin që nga Shërbimi Kombëtar i Motit thuhet se janë të prekshëm: fëmijët dhe foshnjat, gratë shtatzëna, njerëzit me sëmundje kronike dhe të moshuarit, shkruan People.
Këto grupe njerëzit janë më të ndjeshëm nga temperaturat e nxehta sepse at nuk janë të aftë të rregullojnë temperaturën e trupit në të njëjtën mënyrë si trupat e rinj, të shëndetshëm dhe të rritur e bëjnë.
Ekspertët thonë se gjatë të nxehtit ekstrem është e rëndësishme pirja e ujit sa më shumë, edhe nëse nuk jeni të etur, veshjet e lehta dhe me ngjyra të lehta. Po ashtu duhet të siguroheni të mos lini një fëmijë, person të paaftë apo një kafshë brenda një automjeti.
Nëse jeni jashtë, siguroheni se jeni të hidratuar dhe pushoni në hije sa më shumë.
Edhe për brenda shtëpisë gjatë të nxehtit ekstrem ka shumë mënyra për ta ruajtur shëndetin: mos u mbështetni në freskore si burim i juaji kryesor për t’u freskuar dhe mos përdorni furrën për të gatuar pasi do ta nxehë ambientin brenda.
Nëse shihni dikë që vuan nga lodhja prej të nxehtit, afrojini tek freskorja, jepini ujë dhe le të bëjë dush të ftohtë. Simptomat për këtë përfshijnë marramendjen ose alivanosjen, djersitjen e tepërt, lëkurën e zbehtë, vjelljen, pulsin e shpejtë apo të dobësuar dhe ngërçet e muskujve.
Shenjat e sulmit të nxehtësisë ndërkaq janë të njëjta por ndryshojnë në disa gjëra – dhe kërkojnë përkujdes urgjent mjekësor. Ekspertët sugjerojnë që të lajmëroni ndihmën e shpejtë nëse ju apo dikush ka simptoma si dhimbje koke, nuk ka djersitje, temperaturë e lartë e trupit, lëkurë e kuqe, e nxehtë dhe e thatë, të vjella, puls i shpejtë dhe i fuqishëm dhe humbje e vetëdijes.
“Kur jeni të rinj dhe të shëndetshëm, është më e vështirë t’ua vësh veshin këtyre sinjaleve të hershme të sëmundjes nga të nxehtit që trupi përpiqet t’i japë. Kështu që, fatkeqësisht ne çdo vit shohim njerëz që janë të shëndetshëm por vdesin për shkak të ekspozimit ndaj të nxehtit ekstrem”, ka thënë Dahl.