Disa këshilla për një festë të bukur
Vera është sezoni perfekt për të organizuar ndeja në kopsht apo tarracë.
Varësisht se sa persona keni vendosur t’i ftoni, organizuesit e festave po këshillojnë që të filloni ta planifikoni festën më herët. Kështu mund të keni hapësirë të mendoni edhe për bukurinë e festës.
Të qenit nikoqir nuk është punë e lehtë. Prandaj organizuesit e festave apo ndejave kanë përgatitur disa këshilla se si të arrini te një festë e përkryer, raporton Yahoo.com
Përgatisni hapësirën tuaj paraprakisht
Më së pari duhet të përgatisni hapësirën tuaj. Sigurohuni që ta keni gati hapësirën në mënyrë që ta dini se çfarë mund të shtoni në atë vend.
Edhe
Ftoni shoqërinë për të shikuar ndeshjen, 6 këshilla si të jeni nikoqir perfekt
Dekorimi
Nuk është nevoja që të ketë një dekorim luksoz. Mjafton që hapësira të ketë një dukje të mirë që mysafirët të ndihen të mirëseardhur. Mjafton të siguroheni që tavolina e ngrënies të jetë në rregull. Mund ta përfshini ushqimin si pjesë dekoruese duke e servuar bukur dhe me stil. Organizuesit e festave kanë thënë se nëse shtoni rrush apo shegë të hapur nëpër pjata mbi tavolinë do ta bëjnë festën edhe më të bukur. Ju mund të bëheni kreativ duke shtuar fruta të tjera që parapëlqeni.
Përveç ushqimit si pjesë dekoruese, mund t’i përdorni dritat e oborrit apo disa qirinj.
Sigurohuni të keni muzikë të mirë
Nëse keni një “playlist” të mirë do t’i bëjë të ftuarit ta shijojnë festën edhe më shumë.

Përgatisni ushqim të lehtë
“Fingerfood” është mënyra më e përshtatshme për ta servuar ushqimin në festë. Pastat e ftohta e sallatat mund të jenë një opsion i mirë, pasi që janë ushqime të lehta dhe gjithkush do t’i preferonte.

Përgatisni pijet me kohë
Edhe
Tepria me ushqimin gjatë festave – Si të qëndroni në formë
Një tjetër mënyrë për ta kursyer kohën tuaj është t’i përgatisni pijet para se të vijnë mysafirët.
Mbushni enë të mëdha me akull dhe vendosini aty pijet e mbyllura. Mund ta bëni një ”punch” gjithashtu në një enë shumë të madhe në mënyrë që të ftuarit të shërbehen vetë.
Përgatiti: Vita Abrashi - Kajtazi