Shkencëtarët gjermanë të Universitetit të Këlnit kanë gjetur se mungesa e gjumit është e lidhur me një rritje të mundësisë ndaj të ashtuquajturit ushqim të shpejtë.
Fenomeni mund të shpjegohet me ndikimin e deficiteve të gjumit në mekanizmat e shpërblimit të trurit, thonë studiuesit.
Përveç kësaj, mungesa e gjumit mund të shqetësojë balancën e hormoneve që rregullojnë oreksin dhe ndjenjën e ngopjes.
Një numër studimesh të hershme kanë lidhur një gjumë të shkurtër me shtimin e rrezikut të mbipeshës, shkruan revista Neuroscience.
Gjetjet e reja janë mbledhur nga 32 burra të shëndetshëm të moshës 19 deri 33-vjeç./KosovaPress
Artikuj të ngjashëm
-
Njerëzit që flenë pak, më të prirë për shtim të peshës
-
Gjumi më i gjatë e zvogëlon nevojën për produkte të ëmbla
-
Gabimi i vogël para gjumit që mund t’ju bëjë të shtoni peshë
-
Studimi: Darka e pashëndetshme ndikon drejtpërdrejt në gjumë dhe ushqimin e mëngjesit tjetër
-
Faktori kritik që parashikon jetëgjatësinë më mirë se ushqimi apo aktiviteti fizik