Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si duhet përdorur preparatet për diell

Gjatë përzgjedhjes së preparateve për mbrojtje nga dielli, duhet pasur kujdes në kualitetin dhe përbërjen. Mjetet duhet të jenë rezistuese ndaj ujit dhe të ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultraviolet.

Dermatologët rekomandojnë blerjen e mjeteve kualitative, të cilat janë efikase kundër rrezatimeve ultraviolet, foto-stabile dhe të rezistueshme ndaj ujit dhe djersitjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Është po ashtu e rëndësishme që të mos depërtojnë në lëkurë dhe të mos shkaktojnë reaksione, transmeton KP.

Nëse përdorni preparatin me shenjat 1. SPF dhe UVA PF kjo do të thotë se ai njëherësh ofron mbrojtje nga rrezet UVB dhe UVA.

Po ashtu, e rëndësishme është që për të rritur të përdoret preparati me numër faktori prej 30, derisa për fëmijë rekomandohet faktori mbrojtës 50.

Dermatologët rekomandojnë se është e rëndësishme që preparati të vendoset në lëkurë 30 minuta para se personat t’i ekspozohen diellit. Pasi preparati bie me kohë, shtresën e re duhet vendosur çdo dy deri në tri orë.