Nëse keni probleme me artritin, atëherë me siguri e dini se ka gjëra që mund t’i përkeqësojnë simptomat si dhe gjëra që mund t’i bëni për t’i lehtësuar të njëjtat probleme të pakëndshme. Kjo përfshin adaptimin e një diete të caktuar.
Për fat të mirë, një studim i fundit ka përcaktuar zakonin më të mirë të të ngrënit, për t’i reduktuar simptomat e artritit.
Në hulumtimin që u botua në gazetën “American Journal of Lifestyle Medicine”, studiuesit i vëzhguan 32 gra, mosha mesatare e të cilave ishte 57 vjeç, të cilat ishin plotësisht në gjendje t’i përmbaheshin programit të kërkuar 16 javor, që përfshinte ngrënien e një diete me pak yndyrë dhe vegane.
Përveç kësaj, pjesëmarrëset hoqën ushqimet që dihet se shkaktojnë simptoma të artritit rheumatoid, përfshirë këtu agrumet, çokollata dhe gluteni.
Në fund studiuesit zbuluan se pas nënshtrimit të kësaj diete, simptomat e artritit reumatoid të grave, të tilla si nyjat e dhimbshme dhe të fryra, ishin shumë më pak të rënda, raportoi portal “Eat This, Not That”.
Artriti reumatoid ndodhë si pasojë e inflamacionit, që do të thotë, kur ushqehemi keq atëherë simptoma e sëmundjes janë më të rënda. Për shkak të kësaj, një dietë anti-inflamatore do t’i zvogëlonte dukshëm këto simptoma.
Ka gjithashtu kuptim që një dietë e plotë vegane, e pasur me drithëra, arrore, fara, bishtajore, perime dhe fruta, e cila po ashtu shmang ushqimet inflamatore me proteina shtazore, do t’i reduktonte simptomat e artritit reumatoid.
Nëse mund ta menaxhoni këtë sëmundje me një dietë anti-inflamatore në vend të një doze më të ulët medikamentesh, ky është përfitimi më i mirë që mund të keni për shëndetin e përgjithshëm.
