Yndyra viscerale është dhjami i barkut që mbështillet në hapësirat midis organeve. Një sasi e madhe e kësaj yndyre mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, si rritja e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, diabeti i tipit 2, sëmundjet e mëlçisë dhe apnea e gjumit.
Kjo lloj yndyre grumbullohet kur konsumohen shumë kalori dhe ka mungesë të aktivitet fizik, si rezultat i një diete të dobët dhe ushtrimeve minimale. Mund të formohet edhe për shkak të gjenetikës, prandaj është e rëndësishme të ruhen zakone të shëndetshme të të ngrënit, dhe të ndiqet një rutinë stërvitjeje. Shprehitë e shëndetshme të pirjes, po ashtu luajnë rol thelbësor në humbjen e yndyrës viscerale.
Dietologët dhe ekspertët mjekësorë kanë dhënë këshilla mbi shprehitë e mira të pirjes, për të ndihmuar në heqjen e yndyrës së brendshme, raporton portali “Eat This, Not That”.
Pini lëng shalqiri
Nëse jeni duke kërkuar për një pije natyrale të ëmbël që është e mbushur me lëndë ushqyese, atëherë lëngu i shalqirit është i duhuri. Konsumimi i lëngut të shalqirit mund të jetë një shtesë e mirë në dietën e humbjes së yndyrës viscerale. Kjo frutë përmban mbi 90 për qind ujë, duke e bërë atë një zgjedhje hidratuese dhe me pak kalori e cila gjithashtu ndihmon në humbjen e peshës dhe yndyrës organike. Të dhënat nga një studim i publikuar në gazetën, “Nutrients Journal”, tregojnë se konsumimi i shalqirit lidhet me uljen e peshës trupore, indeksit të masës trupore (BMI) dhe presionit sistolik të gjakut.
Edhe
Konsumimi i tërshërës në mëngjes mund të ulë yndyrën e tepërt në gjak

Konsumoni më shumë ujë
Trupi ka nevojë për sasi të caktuar të ujit në ditë, zakonisht rreth nëntë gota ujë për gratë dhe 13 gota për burrat. Uji nuk është vetëm një element thelbësor për organet vitale, por gjithashtu luan rol në sasinë e ushqimit që e konsumoni gjatë ditës. Dietologët gjithashtu sugjerojnë që për shkak se është një pije që përmban zero kalori, uji është i shkëlqyer për reduktimin e yndyrës së brendshme dhe largimin e mbeturinave nga trupi i njeriut.

Kufizoni pijet e gazuara dhe me sheqer
Pijet e gazuara dhe ose pijet me ëmbëltues të tjerë, shkaktojnë luhatje të sheqerit në gjak. Kjo shkakton inflamacion dhe shtim të peshës, diabet dhe një rritje të yndyrës së viscerale.

Pini çaj të gjelbër në vend të pijeve energjike
Çaji jeshil vjen me shumë përfitime, si ulja e niveleve të kolesterinës së keqe, ndihmon në funksionimin e trurit dhe potencialisht parandalimin e kancerit. Po ashtu ndihmon me humbjen e peshës për shkak të lëndëve ushqyese dhe antioksidantëve që i posedon. Çaji jeshil përmban natyrshëm kafeinë, një përbërës i njohur që mbështet humbjen e peshës. Kafeina gjithashtu mund të ndihmojë në mbajtjen e metabolizmit të përshpejtuar.
Edhe
Frutat që mbrojnë trurin dhe zemrën gjatë ditëve të nxehta

Shmangni konsumimin e alkoolit
Alkooli mund të kontribuojë në konsumimin e kalorive boshe, të cilat më pas ndikojnë në shtimin e yndyrës viscerale. Kufizimi ose shmangia e alkoolit mund të jetë një hap që e ndihmon vërtet luftimin e yndyrës së brendshme.
