Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkencëtarët zhvillojnë vaksinën kundër akneve

Shkencëtarët kanë zhvilluar një vaksinë e cila një herë e përgjithmonë do ta zgjidhë problemin e akneve, shkruan “The Independent”. Për shumë vjet, shkencëtarët kanë pasur telashe me problemet e akneve të fytyrës dhe duket se më në fund e kanë zbuluar për çfarë bëhet fjalë.

Shkencëtarët janë të vetëdijshëm për peshën e problemit me të cilën po përballen të rinjtë, por edhe të rriturit, dhe janë të kënaqur me njohuritë më të fundit që i kanë arritur dhe si rezultat i të cilave e kanë zhvilluar vaksinën kundër akneve, transmeton koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aknet shkaktohen nga bakteri Propionibacterium acne i cili ndodhet në trup gjatë gjithë jetës sonë. Megjithatë, duke pasur parasysh se ai është edhe i dobishëm, studiuesit nuk mundën ta bënin vaksinën kundër tij. Megjithatë, janë gjetur antitrupat për proteinën toksike, të cilët bakteret P. acne e lirojnë në lëkurë dhe shkaktojnë procese inflamatore, theksojnë mediat.

Me pak fjalë, vaksina do ta bllokojë procesin inflamator në vend se t’i vrasë krejtësisht bakteret P. acne.

Formula për vaksina është duke u testuar në biopsitë e lëkurës së pacientëve tek të cilët janë parë përmirësime, ndërsa brenda disa vjetëve do të duhej të fillojnë edhe hulumtimet klinike të vaksinës.