Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shkencëtarët zgjojnë njeriun që për 15 vjet ishte në koma

Kishte pasur vetëm 20 vjet kur në vitin 2002 pësoi një aksident komunikacioni.

Pas këtij aksidenti mbeti i shtrirë, pa pasur asnjë reaksion.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Para disa muajve për rastin e tij janë interesuar ekspertët e qendrës nacionale së Francës për kërkime shkencore, transmeton KosovaPress.

Ata filluan t’i lëshojnë impulse elektrike me fuqi të një miliamperi, në mënyrë që tashmë 35-vjeçari të hapë sytë.

Personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës.

Deri te kjo kanë sjellë impulset e dobëta elektrike, të cilat i lëshohen përmes "nervus vagus", një nga 12 çiftet e nervave të trurit.

Ky nerv luan rol edhe te zgjimi, rregullimi i stresit dhe disa studime kanë treguar se është i dobishëm edhe te njerëzit me epilepsi dhe depresion.

Mjekja Angela Sirigu dhe ekipi i saj rezultatet e këtij suksesi i kanë publikuar në revistën "Current Biolog”.