Sekreti i njerëzve me flokë të kuq qëndron në tetë gjene.
Shkencëtarët kanë zbuluar një sekret që njerëzit me flokë të kuq trashëgojnë pamjen e tyre unike.
Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Edinburgut është përshkruar si studimi më i madh gjenetik i ngjyrës së flokëve deri tani, raporton BBC, shkruan ksp.
Më parë, besohej se flokët e kuq kontrolloheshin nga një gjen i vetëm MC1R, versionet e të cilit transmetoheshin nga të dy prindërit. Megjithatë, është gjetur se të gjithë bartësit e dy versioneve “të kuqërremtë” të gjeneve nuk janë të kuqërremtë, gjë që nënkupton që disa gjene të tjerë duhet të luajnë një rol.
Një ekip shkencëtarësh shqyrtoi ADN-në e rreth 350,000 njerëzve dhe zbuloi tetë dallime gjenetike të panjohura që lidhen me këtë ngjyrë të flokëve.
Shkencëtarët kanë zbuluar gjithashtu dallime në mes të rreth 200 gjeneve që lidhen me flokët biond dhe kafe.
-
Gjeni dëshmon se njerëzit me ngjyrë të kaltër kanë paraardhës të njëjtë si të tjerët
-
Gratë bartin rrezik më të madh gjenetik për depresion
-
Studiuesit zbulojnë qindra faktorë të tjerë gjenetikë që çojnë në depresion
-
E kuqja magjepste njerëzit 500 mijë vjet më parë
-
Kimistët tregojnë çka mund ta shkaktojë dhimbjen e kokës pas konsumimit të verës së kuqe