Më shumë se një e pesta e shkencëtarëve që kanë folur publikisht në media për Covid-19 i janë nënshtruar kërcënimeve të dhunshme fizike dhe seksuale, sipas hulumtimit të ri.
Nga 321 ekspertë të anketuar nga revista Nature, rreth 15 përqind thanë se kishin përjetuar kërcënime me vdekje, ndërsa më shumë se një e katërta e të anketuarve thanë se "gjithmonë" ose "zakonisht" morën komente ose sulme personale pasi folën për Covid.
Shkencëtarët thanë se abuzimi e ka bërë punën e tyre "jashtëzakonisht sfiduese" dhe ka ndikuar në shëndetin e tyre mendor. Më shumë se 40 përqind thanë se kishin përjetuar shqetësime emocionale ose psikologjike si rezultat i kërcënimeve, shkruan Independent.
Të anketuarit të cilët raportuan se më së shpeshti kërcënoheshin në internet ose merrnin sulme personale kishin gjithashtu më shumë gjasa të thoshin se përvojat e tyre kishin ndikuar shumë në gatishmërinë e tyre për të folur me mediat në të ardhmen.
Disa thanë se ishin në mëdyshje për të folur për tema të caktuara sepse panë abuzimin me të cilin ballafaqoheshin të tjerët.
-
Çdo e katërta grua në media thotë se është ngacmuar seksualisht
-
Fëmijët e ofenduar verbalisht, më të prirur të kenë probleme me shëndetin mendor
-
Studimi i ri: Gati çdo i dhjeti person në Angli mund të ketë Covid të gjatë
-
10.4% e studentëve të ngacmuar seksualisht nga profesorët në UP, hulumtimi mbahet “sekret”
-
Një hulumtim shpërfaq dukurinë e ngacmimeve seksuale në universitete e kolegje