Konsumimi i alkoolit shoqërohet shpesh me festime të ndryshme si ditëlindja apo ndonjë aheng tjetër. Por nëse keni vënë re se pirja e alkoolit po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në jetën tuaj dhe nuk lidhet rreptësisht me ngjarje të caktuara të gëzueshme, nutricionistja Hannah Braye paralajmëron se duhet të mendoni ta reduktoni, shkruan The Sun.
Ndërsa dihet se shumë alkool mund të çojë në dhimbje koke, Braye shton se mund të ketë një efekt shumë të keq në pjesën tjetër të trupit tuaj.
Siç shpjegon ajo, ka disa shenja që mund të tregojnë se po e teproni me konsumimin e alkoolit dhe duhet ta minimizoni sa më shumë.
Fryrja në trup, të vjellat, problemet me gjumin, problemet e lëkurës (puçrra, skuqje, akne), probleme dentare dhe probleme me shikim – janë shenjat që tregojnë se ndoshta po e teproni me alkool.
Edhe pse secila prej këtyre simptomave nuk do të thotë domosdoshmërisht se ato shkaktohen nga konsumimi i tepërt i alkoolit, dietologia shpjegon se pikërisht këto shenja mund të tregojnë se jeni duke e tepruar me pijet alkoolike.