Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë

Angazhimet e përditshme dhe shqetësimet e shpeshta janë të tilla që të humbasin mendjen edhe në rastet kur bëhet fjalë për shëndetin. Dhimbjet e përsëritura të kokës anashkalohen duke pirë nga një paracetamol dhe dhimbjet e mesit i atribuohen ndryshimit të temperaturës. Ndoshta të paktë janë njerëzit që e kuptojnë nevojën urgjente për të shkuar te mjeku në rast se kanë dhimbje në kraharor, dobësi, marramendje, apo humbje të shikimit.

Kur vjen puna te simptomat, nuk është aq e lehtë të dallosh nëse bëhet fjalë për progresin normal të plakjes, apo një sëmundje që mund të jetë serioze. Duke nënvizuar rëndësinë e të dëgjuarit të trupit, ju sjellim më poshtë 6 simptoma që nuk duhen injoruar në mënyrë absolute.

Rënia e papritur në peshë
 

Nëse vëreni që po humbisni peshë krejt papritur edhe nëse nuk jeni duke u përpjekur për këtë gjë, atëherë natyrshëm duhet t’ju lindë dyshimi. Me kalimin e viteve, njeriu shton në peshë. Për pasojë, rënia e pashpjegueshme në peshë mund të tregojë një problem serioz. Kanceri, për shembull, është një sëmundje që manifestohet me rënien në peshë. E njëjta gjë vlen edhe për tiroiden, SIDËN apo hepatitin C.

Nishanet që ndryshojnë ngjyrë

Edhe Gjashtë sinjalet e trupit që nuk duhet t’i injoroni Lifestyle Gjashtë sinjalet e trupit që nuk duhet t’i injoroni


Një nishan që ndryshon ngjyrë, formë apo madhësi nuk duhet injoruar kurrë. Asnjëherë! Secili prej nesh duhet ta kontrollojë gjendjen e lëkurës nga koka te këmbët, një herë në vit. Kanceri i lëkurës është shumë i përhapur dhe njerëzit shpesh ‘flenë mbi dafina’ pavarësisht nishaneve.

Gjumi i tepërt
 

Nëse flini më shumë se 9 orë në ditë, atëherë mund të jeni të prekur nga depresioni, inflamacioni kronik, apo skleroza e shumëfishtë. Nëse ndiheni gjithmonë të lodhur, flini gjatë ditës dhe jeni në mbipeshë, atëherë gjumi i tepërt tregon praninë e narkolepsisë. Narkolepsia është një çrregullim i sistemit nervor qendror që shoqërohet edhe me halucinacione.

Kolla e vazhdueshme


Nëse kolla zgjat më shumë se dy muaj, atëherë duhet të kuptoni se ka diçka që nuk shkon në organizëm. Mund të jeni prekur nga astma, apo nga ndonjë sëmundje e refluksit acidik.

Dhimbjet abdominale në anën e djathtë
 

Nëse këto dhimbje zgjasin për ditë të tëra apo janë shumë të forta atëherë duhet të shkoni te mjeku. Këto dhimbje mund të tregojnë probleme me apendisitin, që sigurisht nuk duhet injoruar në asnjë moment.

Edhe Mjekët paralajmërojnë për simptomat e vogla që nuk duhen injoruar Lifestyle Mjekët paralajmërojnë për simptomat e vogla që nuk duhen injoruar

Dhimbjet kronike
 

Dhimbjet që zgjasin mbi 12 javë konsiderohen kronike dhe vetëm mjeku mund të përcaktojë shkakun e tyre. Nuk është normale t’ju dhembë trupi çdo ditë, prandaj duhet të shkoni te mjeku. Trupi di të flasë, mirë, qartë dhe shkoqur. Të takon ty ta dëgjosh dhe të jesh i vëmendshëm.