Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Seritë televizive dëmtojnë gjumin

Të shikuarit vazhdimisht të serive televizive dëmton gjumin, e bën më pak cilësor, rrit ndjesinë e lodhjes dhe pagjumësinë.

Arsyeja është ndjesia e vigjilencës konjitive të shkaktuara nga maratonat televizive, sepse truri mbetet aktiv për një kohë të gjatë, sipas një studimi të Universitetit të Leuven (Belgjikë) dhe atij të Miçigan (SHBA).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studiuesit kanë analizuar 423 të rinj, me moshë mes 18 dhe 25 vjeç, ku 74 për qind ishin studentë.

Sipas këtij studimi, të apasionuarit e maratonave televizive kanë pasur më shumë lodhje dhe simptoma të pagjumësisë, cilësi të dobët të gjumit dhe një ndjesi alarmi më të lartë para se të shkojnë të flenë.

Madje analiza më të thelluara kanë treguar se kanë 98 për qind më shumë mundësi të kenë cilësi të dobët të gjumit se sa ata që shohin televizion mesatarisht.

Fanatikët e serive televizive, studiuesit i këshillojnë teknika çlodhjeje për të reduktuar ndjesinë e alarmit në tru para se të flenë.

Madje sugjerojnë që shërbimet në internet të filmave si “Netflix” t’i mundësojnë shikuesve të tyre të paravendosin një maksimum të orëve të të parit televizion përtej të cilit të mos shkojnë dot.