Eksperti Ëngjëllush Spaho i tregoi abcnews disa sekrete për të dalluar mjaltin cilësor nga ai i falsifikuar.
“Nëpërmjet gotës së ujit, marrim një gotë ujë dhe hedhim një lugë mjaltë dhe shikojmë nëse do të shkojë i pashkëputur drejt në fund të gotës dhe nëse tretja e tij është e avashtë atëherë është një mjalt cilësor. Nëse është me sheqer do të lërë ngjyrë dhe tretja është më e lehtë.
Teknika e dytë nëpërmjet shkrepëses, lëmë një kunj për disa sekonda në mjaltë dhe e provojmë më pas ta ndezim. Nëse ndizet dhe do të mbajë flakën domethënë që mjalti është i mirë. Nëpërmjet vatrës së stufës nëse hiri që do të ngelet do të jetë u çelët dhe i pakët do të thotë që mjalti është i mirë. Kur digjet nuk lë aromë të keqe siç lë sheqeri”/abcnews.