Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Si ta dalloni vetë mjaltin origjinal

Mjalt

Foto ilustrim

Mjalti, ai i miri dhe natyrali është një produkt i kërkuar dhe i çmuar. Ky nektar i ëmbël shpesh është cilësuar si “ari i lëngshëm” dhe si rrjedhojë çmimet e tij mund të jenë të shtrenjta.

Megjithatë, ndodh shpesh që çmimi i mjaltit në treg nuk reflekton cilësinë e mjaltit që njerëzit blejnë dhe konsumojnë.

Këshillat për ta bërë më të lehtë dallimin e mjaltit cilësor nga ai falso:

Mjalti i rremë është tepër i kulluar për të qenë i vërtetë. Mjalti i vërtetë është i dendur dhe i trashë, ndërsa ai i rremi është i hollë.

Mjalti i vërtetë ka një aromë të ëmbël dhe unike, ndërsa mjalti i rremë nuk ka një aromë specifike ose ka mban një erë të thartë. I rremi është gjithashtu plot me ëmbëlsues të rremë që e bëjnë të ngjitshëm.

Shija e mjaltit të vërtetë është e lehtë dhe shuhet pas disa minutash. Shija e mjaltit të rremë është shumë e ëmbël dhe zgjat për shumë kohë.

Duhet blerë mjaltin direkt nga një bletërritës i besueshëm. Tek ai mund të provohet mjalti dhe të merren përgjigje të sakta për çdo pyetje në lidhje me mjaltin në shitje.

Edhe Pse duhet të hani një lugë mjaltë para gjumit Lifestyle 7 muaj më parë Pse duhet të hani një lugë mjaltë para gjumit

Mjalti i vërtetë duhet të përmbajë vetëm një përbërës – mjaltë!

Disa prodhues ose kompani shtojnë përbërës të tjerë në listë, shije, ëmbëlsues, aditivë dhe elementë artificialë. Ai nuk është mjaltë i vërtetë.

Disa prej aditivëve të shtuar përfshijnë: shurup misri, niseshte, glukozë ose shurup sheqeri. Produktet që mbajnë emërtime jo fort të qarta në etiketë janë qartësisht shumë larg mjaltit të vërtetë. /Agroweb