Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

​Satelitët do të ndihmojnë në kërkimin e plastikës në oqeane

Gjuetia e plastikës në oqeane bëhet më e lehtë falë satelitëve: vëzhgimet e tyre, të analizuara nga inteligjenca artificiale, na lejojnë të njohim fragmente plastike më të mëdha se 5 milimetra që grumbullohen në valë, duke i dalluar ato nga elementë të tjerë natyrorë si algat me një saktësi prej 86%, transmeton atsh raportimin e agjencisë italiane.

Ky është eksperimenti i kryer nga sateliti Sentinel-2 i programit Kopernikus, i menaxhuar nga Komisioni Europian dhe Agjensia Evropiane e Hapësirës (ESA).

Teknika e zbulimit të makroplastikës në det bazohet në njohjen dhe analizën e gjatësive të valëve të dritës së dukshme dhe infra të kuqe që mbeturinat thithin dhe reflektojnë.

Studiuesit ‘trajnuan’ një algoritëm të inteligjencës artificiale për të njohur nënshkrimet spektrale të materialeve të ndryshme lundruese duke përdorur të dhëna satelitore në lidhje me mbeturinat plastike të pranishme në portin e Afrikës së Jugut të Durbanit, si dhe përgjatë brigjeve greke të Mytilene në 2018 dhe 2019/ANSA.