Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Sa orë gjumë duhet të flini

Gjumi është një rast që ka vite që po studiohet dhe vazhdojnë debatet për orët që duhen bërë çdo ditë.

Dikur thoshin se shtatë deri në nëntë orë, por duket se kjo gjë nuk është e vërtetë. Sipas një studimi të ri, zbulohet se gjumi varion në lodhjen që ka çdo njeri gjatë ditës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Eksperti i gjumit, Till Roenneberg, siç transmeton Shekulli, thotë se çdo njeri duhet të jetë i përgjegjshëm për trupin e tij dhe gjithçka kuptohet nëpërmjet lodhjes që ndien në mëngjes.

Ai thotë se orari është i ndryshëm për foshnjat dhe fëmijët, duke treguar se bebet duhet të flenë 14-17 orë në ditë ndërsa adoleshentët rreth 8-10 orë.

Përsa u përket të moshuarve mbi 65 vjeç kanë nevojë për 5-6 orë.