Ushtrimet fizike janë jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin tuaj si edhe për humbje të peshës.
Jo vetëm palestra, por edhe ecja është mirë për shëndetin si edhe forma më e lehtë e ushtrimeve fizike të cilën shumë lehtë mund ta inkorporoni në jetën normale.
Ndonëse mund të mendoni se ecja nuk ju ndihmon ta hiqni dhjamin e tepërt, e keni gabim, pasi fatmirësisht ndihmon në humbje të peshës dhe djegie të yndyrës.
Por, sa shumë duhet të ecni për të humbur peshë?
Humbja e peshës është e thjeshtë – mjafton të keni deficit të kalorive që i konsumoni.
Edhe
A është ecja e mjaftueshme si ushtrim?
Kjo nënkupton të digjni më shumë kalori sesa që merrni.
Një deficit i 500-1000 kalorive çdo ditë nënkupton se do t’i humbni deri në 1 kilogramë për javë.
Një stil i jetesës pa aktivitet fizik kontribuon në shtim të peshës dhe në rritje të rreziqeve shëndetësore.
Në mënyrë që të humbni peshë, rekomandohet ta zvogëloni numrin e kalorive që i hani dhe njëkohësisht ta rritni aktivitetin fizik.
Ecja është mënyrë e lehtë për të djegur kalori dhe për t’i shmangur sëmundjet.
Edhe
8.500 hapa në ditë mund të jenë objektiv i dobishëm për të mbajtur peshën e duhur trupore
Nëse ecni 1.6 kilometra, ju do t’i digjni rreth 100 kalori.
Ndërkaq, për të djegur yndyrë, ju duhet ta arrini 60-70% të pulsit maksimal të zemrës./gsh