Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Rritet rreziku nga zhvillimi i depresionit prenatal

Foto: Ilustrim

Shtatzënat e sotme kanë më shumë gjasa për të vuajtur nga depresioni në krahasim me nënat e tyre, tregon një studim britanik.

Stresi i botës moderne mund të jetë shkaktar i kësaj rritjeje, thotë autorja e studimit Rebecca Pearson, eksperte për epidemiologji psikiatrike nga Universitetit Bristol në Britani.

“Të dhënat tona tregojnë se simptomat që shoqërojnë rritjen e numrit të depresioneve lidhen me stresin dhe ndjenjën e ankthit, gjë që mbështet teoritë e pasojës së një bote moderne të përshpejtuar”, tha Pearson, transmeton ksp.

Ndërsa depresioni post-traumatik është një problem i njohur, gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar gjithnjë e më shumë vëmendje u është kushtuar simptomave që ndodhin para lindjes së një fëmije, ka thënë Priya Gopalan, një psikiatër nga Universiteti i Magee për sëmundjet e grave në Pittsburgh.

Sipas hulumtimit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën JAMA Network Open, ekipi shkencor ka krahasuar të dhënat e 2,390 femrave që kanë lindur në fillim të viteve 1990 me 180 femra të gjeneratës së ardhshme, të cilat ishin vajza të tyre.

Mosha mesatare e grave në të dyja grupet ishte midis 22 dhe 23 vjeç. Ndër gjeneratat e vjetra, 17 për qind kishin simptoma të depresionit gjatë shtatzënisë, ndërsa 25 për qind e brezit të ri vuanin nga depresioni.

Edhe Ndryshimet në tru gjatë shtatzënisë mund të lidhen me depresionin pas lindjes Lifestyle Ndryshimet në tru gjatë shtatzënisë mund të lidhen me depresionin pas lindjes

Bijat e grave që vuanin nga depresioni prenatal kishin një rrezik veçanërisht të lartë për ta zhvilluar atë.

Studimi gjeti se ato kishin tre herë më shumë shanse për të zhvilluar simptomat e depresionit krahasuar me gratë shtatzëna, nënat e të cilave nuk vuanin nga depresioni gjatë shtatzënisë së tyre.