Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Rriten rastet e goditjeve në tru te të rinjtë

Pothuajse 30 për qind e të rriturve më të rinj se 45 vjeç nuk i dinë pesë simptomat më të zakonshme të një goditjeje, sipas një studimi të ri. Në të njëjtën kohë, goditjet në tru janë në rritje në atë grupmoshë.

Çdo vit, 10 për qind deri në 15 për qind e afro 795,000 njerëzve vetëm në Shtetet e Bashkuara që kanë një goditje në tru janë midis moshës 18 dhe 45 vjeç. Dhe pavarësisht nga një rënie në popullatën e përgjithshme, shkalla e goditjes në tru është rritur me më shumë se 40 për qind në mesin e të rinjve në disa dekada të fundit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ndërsa komuniteti mjekësor ka bërë përmirësime të rëndësishme për të reduktuar ashpërsinë dhe komplikimet e goditjeve me ndërhyrje të hershme, këto përpjekje kanë vlerë të kufizuar nëse pacientët nuk i njohin simptomat e goditjes në tru,” tha autori i studimit, Khurram Nasir, në një njoftim për shtyp. "Koha është kritike për trajtimin e goditjes në tru. Sa më herët që njerëzit t'i njohin simptomat, aq më të mira janë shanset e tyre për të reduktuar mundësinë e prekjes së infarktit", raporton Heart.

Në një sondazh të përpiluar nga Nair dhe kolegët e tij në vitin 2017, ku morën pjesë 9,844 persona, në të u përfshinë disa pyetje që identifikuan pesë prej simptomave më të zakonshme të goditjes, të cilat ishin; mpirje e fytyrës, krahut, këmbës; probleme në të folur; vështirësi në ecje, humbje ekuilibri, marramendje; probleme me shikimin; dhimbje e fortë koke.

Studiuesit zbuluan se rreth 3% e të anketuarve, që përfaqësojnë gati 3 milionë të rinj, nuk ishin të vetëdijshëm për ndonjë simptomë të goditjes në tru dhe rreth 29% nuk ​​ishin në gjendje të identifikonin të pesë shenjat treguese.