Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Rreth 800 mijë njerëz në botë me kancer për shkak të diabetit dhe obezitetit

Një studim i realizuar nga Kolegji Mbretëror i Londrës (Imperial College London), një nga universitetet më të mirë në Britaninë e Madhe, shpalosi rezultate tronditëse rreth efekteve të diabetit dhe obezitetit mbi kancerin...

Rreth 800 mijë njerëz anembanë botës janë prekur nga kanceri si pasojë e diabetit dhe obezitetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një studim i realizuar nga Kolegji Mbretëror i Londrës (Imperial College London), një nga universitetet më të mirë në Britaninë e Madhe, shpalosi rezultate tronditëse rreth efekteve të diabetit dhe obezitetit mbi kancerin.

Studimi bën të ditur se 782 mijë e 600 persona në mbarë botën janë sëmurë me kancer për shkak të diabetit dhe mbipeshës ekstreme.

Rezultatet janë përftuar nga analizimi i raporteve të pacientëve me kancer nga viti 1980 deri më 2012-n.

Pra, nëse numri i të prekurve nga kanceri për shkak të diabetit dhe obezitetit ka shënuar rritje pas vitit 2012, kjo nuk është pasqyruar në studimin e Kolegjit Mbretëror të Londrës.

Ky studim thekson gjithashtu se pjesa dërrmuese e pacientëve të sëmurë me kancer jeton në vendet e industrializuara. Ata ndiqen respektivisht nga njerëzit me origjinë nga shtetet e Azisë Lindore dhe Juglindore.

Në vitin 1980, numri i pacientëve me diabet në shkallë botërore ishte 180 milionë, ndërsa në 2014-n ishte rritur në 400 milionë. Në të njëjtën periudhë, numri i njerëzve mbipeshë në të gjithë botën kishte arritur në 1,9 miliardë.

Sot, në bazë të informacioneve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i obezëve anembanë botës është rreth 650 milionë.