Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Rregullat për fizik të shëndetshëm pas moshës 40-vjeçare

Mënyra më efikase për të pasur një metabolizëm të shpejtë pas të dyzetave është të keni një masë solide muskulore.

Kjo nevojitet edhe për të mirëmbajtur peshën trupore.

Arritja e këtij qëllimi shpesh bëhet e vështirë.

Kjo ndodh për shkak të mungesës së informacionit mbi aktivitetin fizik dhe nevojës për proteina.

Një studim i publikuar në British Journal Of Sports Medicine, të cilit i referohet AgroWeb.org sqaron lidhjen mes proteinës, muskujve dhe aktivitetit fizik.

Edhe Pesë lëndë ushqyese që ju duhen më shumë me kalimin e moshës Lifestyle Pesë lëndë ushqyese që ju duhen më shumë me kalimin e moshës

Në këtë studim morën pjesë 1,863 gra dhe burra të moshave dhe peshave të ndryshme.

Rezultatet e studimit konfirmuan se njerëzit që konsumojnë më shumë proteinë, kanë një qëndresë dhe forcë 10 për qind më të madhe.

Masa muskulare e njerëzve që konsumojnë më shumë proteinë është 25 për qind më e madhe se ata që nuk konsumojnë proteinë.

Studiuesit konfirmojnë se njeriu duhet të konsumojë 1.6 gramë proteinë për çdo kilogram të peshës trupore.

Pra nëse një njeri peshon 60 kg, ai duhet të konsumojë 96 gramë proteinë në ditë.

Përmbledhje studimesh të ngjashme të publikuara në New York Times sugjerojnë se njerëzit e moshës së mesme dhe ata që kryejnë aktivitet intensiv fizik duhet të rrisin dozat e proteinës.

Shkencëtarët nuk janë në favor të konsumit të sasive të tepruara të proteinës.

Edhe Cilat ushqime duhet t’i konsumojnë gratë që të kenë shëndet më të mirë kur të plaken Lifestyle Cilat ushqime duhet t’i konsumojnë gratë që të kenë shëndet më të mirë kur të plaken

Sipas tyre, nëse njeriu konsumon më shumë se 1.6 gramë proteinë për çdo kilogramë të trupit, nuk do të ketë më shumë muskuj.

Proteinë me bazë bimore apo shtazore?

Përzgjedhja e burimit të duhur të proteinës është thelbësore për të shtuar masën muskulore.

Ekspertët thonë se si proteinat me bazë bimore ashtu edhe ato me bazë shtazore janë të mira.

Ato janë efikase për formimin e një mase ideale muskulore pa yndyra.

Në fakt konsumi i proteinës në çdo kohë të ditës ofron të njëjtat përfitime si në rastin e konsumit të tyre pas një aktiviteti fizik.

Edhe Sasia e gabuar e proteinave për të ngrënë çdo ditë Lifestyle Sasia e gabuar e proteinave për të ngrënë çdo ditë

Ushqimet e pasura me proteinë

Produktet e detit, mishi i shpendëve, produktet e bulmetit, vezët dhe fasulet janë ndër ushqimet më të pasura me proteinë./AgroWeb.org