Gjithmonë njerëzit janë mësuar me veshjet luksoze të superbrendit francez “Louis Vuitton”. Por tani, ka edhe diçka tjetër tërësisht të veshur me akronimin e famshëm.
LV tani është i pranishëm në pjatat dhe enterierin e restorantit në hotelin e brendit, “White 1921”, në Saint-Tropez të Francës.

Këtë verë Louis Vuittonu ka besuar punën në kuzhinën e restorantit, shefit me yll “Michelin”, Arnaud Donckele dhe yllit të ëmbëlsirave, Maxime Frédéric.
Në mes të shpirtit të ngrohtë dhe elegant të rivierës franceze, menyja e dyshes eksploron shijet dhe stilin e relaksuar të jetesës që është sinonim i këtij rajoni. Lokacioni i këtij restoranti është në Saint-Tropez, në mes të portit dhe Place des Lices, në zemrën e një rezidence shumë të bukur.

I inspiruar tërësisht nga bota luksoze e “Louis Vuittonit”, enterieri i restorantit shfaq monogramin e famshëm me ngjyrat bardh e kaltër, si në koleksionin veror “LV by the Pool”.
Edhe
Louvre hap Galerinë Apollo për herë të parë pas vjedhjes, largohen stolitë e çmuara

Sa i përket menysë së re të restorantit, LV ka shkruar se drejtuesit e rinj janë gjithashtu shokë dhe po bashkëpunojnë shumë mirë mes vete. Ata po inspirohen nga zona dhe variantet e aromave mediterane duke bashkëdyzuar shijen për një gastronomi autentike dhe të rafinuar.
Restoranti është hapur sot. Për shërbimet e mbrëmjes duhen bërë rezervime paraprake, kurse për çajin e pasdites jo.

-
Pas më shumë se një viti, zgjidhet studioja që do t’i bëjë ndërhyrjet në muzeun e Louvreit
-
Dua Lipa sjell gjallëri në Cannes me veshje ngjyrë vjollcë
-
Dorëhiqet drejtoresha e Muzeut të Luvrit katër muaj pas grabitjes së tij
-
Si u shfaqën stolitë e vjedhura nga muzeu i Louvrit në javën e modës Couture në Paris?