Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Receta natyrale që ju liron nga ilaçet e fabrikuara

Kjo recetë që po ju rekomandojmë sot do t’ju ndihmojë të shmangni të gjithë llojet e tjera të ilaçeve, pasi është jashtëzakonisht efikase, thuhet në shkrimin që e transmeton Standard.

Forcon sistemin tuaj imunitar dhe ju ndihmon të luftoni gripërat e zakonshëm.

Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë:

Përbërësit:

1 rrënjë xhenxhefili mesatar

Edhe Përfitimet e organizimit nga limoni e xhenxhefili Lifestyle Përfitimet e organizimit nga limoni e xhenxhefili

2 limona

500 gr mjaltë

Përgatitja

Lajini limonët dhe copëtojini. Më pas qëroni xhenxhefilin dhe priteni në feta.

Vendosini limonët dhe xhenxhefilin në një kavanoz xhami 1 l dhe shtoni dhe mjaltin, por lini pak hapësirë në majë.

Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni mënjanë për një ditë, në mënyrë që përbërësit të lëshojnë lëngun e tyre. Mund ta mbani kavanozin në frigorifer 1-2 muaj dhe do të shihni që do të bëhet si masë xhelatinoze.

Edhe Çaji me këta përbërës ju ndihmon ta shmangni gripin sezonal Lifestyle Çaji me këta përbërës ju ndihmon ta shmangni gripin sezonal

Përdorimi: Për të rritur rekomandohet 2 lugë gjelle në ditë dhe 1-2 lugë çaji në ditë për fëmijët.

Përdoreni këtë përgatitje fantastike për të forcuar shëndetin dhe për të shmangur çdo lloj sëmundjeje.