Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Çaji me këta përbërës ju ndihmon ta shmangni gripin sezonal

Përgatitni çaj shtëpiak për të forcuar imunitetin dhe për të hequr qafe ftohjet dhe problemet e frymëmarrjes në mënyrë natyrale.

Limoni forcon sistemin imunitar, rrit rezistencën e organizmit. Vetëm dy lugë lëng limoni përmbajnë gjysmën e nevojës ditore për vitaminë C.

Për sa i përket sasisë së acideve dhe sheqernave të rëndësishme, manaferrat dhe mjedrat janë afërsisht të njëjta, por për sa i përket përmbajtjes së vitaminave, manaferrat kanë më shumë përparësi. Xhenxhefili zë një nga vendet e para në listën e mjeteve popullore për trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes.

Përgatitja e çajit për të shmangur gripin sezonal ose ftohjen:

- një grusht manaferra ose mjedra të thata

Edhe Çaji natyral që lufton gripin Lifestyle Çaji natyral që lufton gripin

- ujë të vluar

- limon

- 1 qese çaj kamomili

- xhenxhefil

Edhe Shtatë çajet që kontribuojnë në shëndetin fizik dhe atë mendor Lifestyle Shtatë çajet që kontribuojnë në shëndetin fizik dhe atë mendor

Vendosni mjedrat e thata në një enë transparente ose tenxhere të vogël, mbulojini me ujë të vluar, më pas shtoni një qese çaji, fetat e limonit dhe xhenxhefilin e grirë.

Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 10-15 minuta. pas kësaj, kullojeni, shtoni mjaltë dhe pijeni.