Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Qyteti ku njerëzit nuk bërtasin

Kisha jetuar në Mexico City për gjashtë muaj dhe vetëm një herë e pashë dikë duke bërtitur dhe duke shprehur mllefin në publik. E ai nuk ishte meksikan.

Ishte fundi i një dite pune dhe kafeneja e popullarizuar në të cilën ndodhesha kishte një rresht të gjatë deri tek banaku. Beftas, një njeri filloi të bërtasë dhe t’ia ngritë zërin arkëtares.”Po mundohesh të më vjedhësh!”, bërtiti ai në spanjishte, me një theks jomeksikan, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai shikoi përreth kafesë dhe tregoi me zë se ia kishte dhënë arkëtares 500 pezos, por ajo ia kishte kthyer vetëm 200. Arkëtarja e re u tmerrua, derisa njerëzit në radhë nisin të shikonin tokën, të turpëruar për atë që po ndodhte.

“Kjo është e pabesueshme!”, bërtiste burri, duke e shprehur mllefin dhe zemërimin mbi secilin në kafene. “Është krim”!

Askush nuk i doli në ndihmë. Të gjithë u tmerruan me faktin se ai e ngriti zërin me aq agresivitet. Në fund, arkëtarja ktheu shpinën dhe shkoi në dhomën më pas. Burrit iu desh një minutë për ta marrë veten, para se të dilte me furi nga objekti. Posa që ai iku, arkëtarja u kthye, i buzëqeshi konsumatorit të radhës dhe nisi të merrte porositë si të mos kishte ndodhur...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin festiv të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.