Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Qumështi i dhisë, aleat i fuqishëm kundër disa sëmundjeve

Qumështi i dhisë është cilësuar si një nga ushqimet më të shëndetshme në botë për shkak të vlerave që ka.

Ai është plot me kalcium dhe fosfor, të cilët janë të rëndësishëm për forcimin e kockave, si edhe zinku dhe seleni, antioksidantë të fuqishëm që e mbajnë sistemin imunitar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Studimet kanë treguar se ky qumësht tretet më lehtë se qumështi i lopes dhe ka një nivel më të ulët të alergeneve. Pikërisht qumështi i dhisë nxit përdorimin më të mirë të hekurit në organizmin tonë, si dhe në ripërtëritjen e hemoglobinës, pigmentit të gjakut që përmban hekur.

Ai është një nga aleatët më të suksesshme në luftën kundër stresit, bronkitit dhe alergjive. Po ashtu ul rrezikun për shfaqjen e kancerit të mushkërive mund ta konsumojnë edhe personat që vuajnë nga diabeti.

Gjithashtu në të gjenden vitamina të tilla si B1, B2, B6, B12, që janë tepër të rëndësishme në forcimin e sistemit nervor.