Lifestyle

Qëndrimi i gjatë para televizorit rrit rrezikun për të rënë në depresion

Shkencëtarët thonë se fikja e televizorit mund t’ju bëjë shumë më të lumtur, raporton “The Sun”.

Ata mendojnë se çdo orë shtesë e shpenzuar gjatë ditës para televizorit, rrit rrezikun e depresionit për pesë ditë.

Dhe ata thonë se qëndrimi ulur mund të godasë shëndetin mendor, pasi redukton kohën e kaluar me familjen dhe miqtë.

Mungesa e ushtrimeve po ashtu mund të rrisë të ënjturit në tru, që është lidhur me depresionin.

Studimi i 221.599 njerëzve ga Universiteti Fudan në Shanghai ka zbuluar se ata që shikonin më shumë TV kishin 26 për qind më tepër gjasa të ndiheshin të zhgënjyer, sesa ata që shikonin më pak TV.

Rreziki ishte 42 për qind më i lartë për ata që kalonin shumicën e kohës ulur, e njohur si sjellje ulur.

Rritja më e madhe erdhi pas tetë orëve qëndrimi ulur në ditë.

Doktori Na He tha se “depresioni mund të shmanget nga ndryshimet në stilin e jetës”.

Një studim tjetër zbuloi se mirësia mund ta largojë depresionin.

Universiteti i Ohio State në një hulumtim konstatoi se sjelljet e mirësisë të 122 personave rritën kënaqësinë e tyre dhe reduktuan ndjenjat negative.

“Lidhja sociale është e lidhur fort me mirëqenien. Veprat e mirësisë duket se janë një nga mënyrat më të mira për të promovuar ato lidhje”, thotë doktori David Cregg.