Janë shtuar rastet kur të rinjtë po infektohen më shumë me koronavirusin që e shkakton COVID-19.
Mes muajit shkurt dhe korrik, është parë një rritje e infektimit të numrit të individëve mes moshës 5-24 vjeçare, duke marrë për bazë një analizë të 6 milionë rasteve në tërë botën, raporton Aljazeera.
Prej këtyre të dhënave, një e treta ishin raste nga Amerika. Përqindja e personave të infektuar nga mosha 5-14 vjeç u rrit nga 0.8-4.6%, ndërsa 15-24 vjeç u rrit nga 4.5-15%.
Maria Van Kerkhove, drejtuesja teknike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, tha se rritja e infektimeve drejt moshës më të re, është një shenjë “shqetësuese”.
Disa nga arsyet që Van Kerkhove i shfaqi, përfshijnë rihapjen e bizneseve dhe rihapjen e takimeve mes shoqërisë, pas disa muajve “mbyllje”, dhe njerëzit që iu kthyen jetës normale.
“Me rihapjen e shoqërisë, u bë një ndryshim në sjelljen tonë. Më shumë njerëz po dalin jashtë, po kthehen në punë, marrin pjesë nëpër ngjarje shoqërore. Prandaj, të rinjtë i janë ekspozuar më shumë virusit”, thotë ajo.
Edhe
OBSH: Rritje e ndjeshme e rasteve me COVID-19 te fëmijët dhe adoleshentët
Tjetër arsye është ndryshimi i strategjisë së mbikëqyrjes. Mbikëqyrja e hershme për sëmundjet e reja, duke përfshirë edhe COVID-19, u fokusua në rastet më të rralla. Por tani vendet i kanë rritur testimet dhe po analizojnë më shumë se “raste të rralla”.
Edhe në Kosovë, së fundmi u raportua se të rinjtë prej moshës 25-44 janë më të prekurit me virus.
Maria Van Kerkhove në anën tjetër, ka thënë se të rinjtë vazhdimisht duhet t’i respektojnë masat dhe të mbajnë distancën për t’u mbrojtur sa më shumë nga virusi.