Kërpudhat janë në mesin e fryteve më të rëndësishme të natyrës, ndërsa shumë njerëz besojnë se në to fshihet shpëtimi prej shumë sëmundjeve moderne. Se pse është e rëndësishme të hani më shumë kërpudha mund të shkruajmë me ditë të tëra, por në vijim po ju sjellim vetëm arsyet kryesore.
Shumë kërpudha përmbajnë ilaçe natyrore dhe për këtë arsye janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë. Në planet ekzistojnë rreth 140.000 lloje të kërpudhave, por shkenca është e njohur vetëm me një përqindje të vogël. Shkencëtarët i analizojnë apo hulumtojnë vetëm disa qindra kërpudha për shkak të vetive të tyre të dobishme, transmeton koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNëse falë kërpudhave e kemi zbuluar penicilinën, nëse këto qindra kërpudha e luajnë një rol të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjeve të shoqërisë moderne, imagjinoni se çfarë fshihet në kërpudhat e tjera ende të pahulumtuara. Ajo që është e përbashkët për të gjitha ato është se e forcojnë imunitetin tonë. Sigurisht, ne po flasim vetëm për kërpudhat që rriten organikisht, mundësisht të egra, të cilat rriten në territore të pastra, larg nga ndotja. Pse është kjo kaq e rëndësishme?
Kërpudhat absorbojnë më shumë se bimët e tjera, çdo gjë që ndodhet rreth tyre, në tokë apo ajër. Kështu që mund të absorbojnë metale të rënda, si dhe ndotjen e ajrit dhe tokës.
Çfarë fshihet në kërpudha?
Shumë kërpudha përmbajnë antibiotikë të fuqishëm, të cilët janë të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit të njeriut nga sëmundjet. Përveç forcimit të trupit, ato janë një shtesë e shkëlqyer për dietë.
Studimet kanë treguar se njerëzit të cilët e zëvendësojnë mishin e kuq me kërpudha (të paktën 1 filxhan me kërpudha në ditë) më shpejt dhe më shëndetshëm dobësohen se ata të cilët nuk hanë kërpudha.
Gjithashtu është vërejtur reduktimi i perimetrit të belit dhe mundësia e mirëmbajtjes më të lehtë të peshës së arritur pas dietës.
Me kërpudha konsumojmë edhe më shumë vitaminë D. Për shembull, është vërtetuar se ekstrakti i kërpudhave të zakonshme të thata është më efektiv në rritjen e vitaminës D se suplementet - vitamina D2 dhe D3. Është interesante të theksohet se hulumtimet e tjera kanë treguar se me ngrënien e kërpudhave bëhemi më rezistentë ndaj salmonelës.
Shumë kërpudha gjithashtu ende nuk po analizohen si luftëtarë potencialë kryesorë kundër të gjitha formave të kancerit. Kjo veçanërisht vlen për kërpudhat shitake dhe reishi. Shumë kërpudha të shëndetshme përmbajnë antioksidantë të fuqishëm, dhe disa prej tyre i quajnë "antioksidantë mbretërorë" (një prej tyre është sigurisht L-ergotthioneine).
Për fat të keq, në botë po konsumohen kryesisht shampinjonet ose "motrat e tyre të vogla" kërpudhat portobello, të cilat janë pa dyshim të mira, por ka shumë të tjera më të shijshme dhe shumë më të shëndetshme, transmeton koha.net.
Përgjithësisht kërpudhat janë të mira për: ata që vuajnë nga anemia, për balancimin e kolesterinës, kundër diabetit, për shëndetin e eshtrave, presionin e gjakut...
Si t’i konsumoni?
Mund t’i hani të papërpunuara, të tymosura, të pjekura, të ziera, në supa, omlete me spinaq, të ziera me qepë ose të pjekura në skarë. Shumicën e kohës ju duhet vetëm pak kripë dhe vaj ulliri dhe e keni një vakt i cili do t’ju mbajë gjatë të ngopur.
Përpiquni të blini lloje të ndryshme të kërpudhave, me origjinë të kontrolluar, ndërsa nëse doni që në menu të përfshini kërpudha të egra (të cilat janë më të shëndetshmet) atëherë mund të shkoni në kërkim, por vetëm me profesionistë. Rajoni i Ballkanit është i pasur me kërpudha dhe mund të gjeni shumë shoqata, të cilat organizojnë mbledhjen e kërpudhave.