Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse është e rrezikshme ta mbani teshtimën

Trupi juaj funksionon në mënyrë të përkryer, dhe kryen shumë mirë funksionet bazike të organizmit, mirëpo, gjërat mund të ndryshojnë nëse ju provoni që të ndërhyni në këtë proces.

Njerëzit nganjëherë e provojnë që ta mbajnë apo shtyjnë teshtimën, shpesh për shkak se ajo mund të ndodh në një moment të papërshtatshëm. Një shprehi e tillë mund të jetë tejet e rrezikshme, transmeton ksp.

Në raste më të rralla, mbajtja e teshtimës mund të shkaktojë dëme të mëdha në shëndet.

Kur ndodhin këto raste, mund të shkaktohen pasojat si vijon:

Lëndim i diafragmës,

Këputja e enëve të bardha të gjakut në sy,

Lëndim i veshit (rasti më i rënd dëmtim i pjesës së brendshme e cila mund të shkaktojë edhe humbjen e dëgjimit),

Edhe Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri Lifestyle 1 j. më parë Qëndrimi ulur për më shumë se 30 minuta lidhet me rrezik më të lartë të vdekjes nga kanceri

Infeksion i veshit (për shkak të mukozës së infektuar që depërton në vesh),

Mos mbajtje e urinës,

Këputja e enëve të gjakut në tru për shkak të rritjes së papritur të shtypjes së gjakut.